Nomadėt e Fundit (Albanian Edition)

0 avg rating
( 0 ratings by Goodreads )
 
9780692281536: Nomadėt e Fundit (Albanian Edition)
View all copies of this ISBN edition:
 
 

KY ROMAN U SHPALL SI ROMANI ME I MIRE I LETERSISE SHQIPE PER VITIN 2013. Romani " Nomadët e fundit" është botimi i dytë i librit "FJALA E FUNDIT E SOKRAT BUBËS". Është botuar me titull të ndryshuar për tV treguar me qarte thelbin e tij .Duke lexuar romanin udhëton në një bote virgjine. Autori kapitull pas kapitulli zhbiron ne thellësi te shpirtit njerëzor dhe si ne thellësi te një burimi te kthjellet endesh ne pejsazhet dhe ne jetën e një grupi njerëzish qe bën jete kolektive, qe kane ndërgjegje kolektive e te çojnë te rrënjët e një qytetërimi te hershem patriarkal qe ruante dhe trashëgonte jo vetëm vlerat morale e njerëzore duke bere një jete te pastër pastorale, po ruan dhe trashëgon gjithashtu si dritën e syrit edhe mbeturinat patriarkale si brezi i vjetër qe u shtrëngon mesin e tille është dhe rutina qe kane krijuar, por për ta është një mburoje qe mos depërtoje e huaja, e keqja. Kontradikta qenësore e romanit është hallka e një zinxhiri qe i lidh këta shtegtarë te përjetshëm, vllehtë e malit, njerëzit e kasolleve me kashte te pa ngulur me pjesën tjetër te popullsisë qe janë banoret vendas te Gorricës se Madhe. Marrëdhëniet midis këtyre dy grupeve te popullsisë janë teatri i veprimeve te dukeshe apo te padukshme midis përfaqësuesve te tyre qe autori here na e shpërfaq nëpërmjet ngjarjeve qe përshkruhen me kolorit te dukshëm dramatik, here me humor e me skena burleske duke na nxjerre si ne skaner luftën psikologjike dhe duke na zbuluar dhe spikatur karakteret. Kështu nëpërmjet një rrëfimi mjeshtëror kapitull pas kapitulli autori na shpalos si ne basoreliev ngulim taret e rinj dhe besoj se kjo është bere me mjaft realizëm nga Thanësi dhe ka qene dhe qëllimi thelbësor i tij. Si u priten këta banore te rinj nga fshati Gorricë e Madhe, me ç’ ndjenja miqësore apo armiqësore, dashurie apo urrejtjeje? - Lexoni Romanin!

"synopsis" may belong to another edition of this title.

(No Available Copies)

Search Books:



Create a Want

If you know the book but cannot find it on AbeBooks, we can automatically search for it on your behalf as new inventory is added. If it is added to AbeBooks by one of our member booksellers, we will notify you!

Create a Want