Synopsis
Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė. Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit. Pikėpamjet e reja politike e shoqėrore, konceptet e pėrpunuara mbi natyrėn e shoqėrisė, mbi njeriun dhe artin, krahas artit tė tij tė ri revolucionar, e bėjnė Migjenin figurėn mė tė madhe tė brezit tė ri tė viteve '30 dhe njė nga shkrimtarėt mė tė shquar shqiptarė. Me krijimtarinė e tij novatore letėrsia jonė kaloi pėrfundimisht nga romantizmi ne realizmin kritik. Migjeni si nė poezi edhe nė prozė pasqyroi me realizėm tė thellė shoqėrinė shqiptare tė kohės, jetėn e shtresave mė tė vogla tė qytetit dhe fshatit, iu kundėrvu deri nė mohim rendit nė fuqi, akuzoi fashizmin, stigmatizoi klerin, artin zyrtar dhe arriti tė japė njė tablo realiste tė viteve '30 . Nė krijimtarinė e tij, pėr herė tė parė pėrftohen figura dhe portrete tė plota e shumė tė fuqishme tė malėsorit e punėtorit, tė gruas shqiptare e cila ishte viktimė e njė shfrytėzimi tė dyfishtė. Revolta e hapur, vuajtjet e thella, dhe optimizmi janė tipare karaktristike tė poezisė sė tij, e cila shquhet pėr konceptimin dhe sistemin origjinal tė figuracionit. Kurse nė prozė ai u shfaq si mjeshtėr i portretizmit dhe i dhėnies sė psikologjisė sė tipave tė ndryshėm, qė pėrfaqėsojnė shtresa e klasa tė ndryshme. Si nė poezi dhe nė prozė, ai solli njė satirė shoqėrore e politike tė fuqishme. Nė poezi ai trajtoi vjershėn dhe poemėn pa subjekt me varg tė lirė, qė shquhet pėr mendimin sintezė dhe sistemin figurativ, ku dallohet antiteza, simboli dhe alegoria. Nė prozė ai lėvroi tregimin psikologjik, skicėn, prozėn satirike, qė shquhet pėr tipat, portretet, dialogun, monologun, ritmin e veprimit, mendimin energjik dhe gjuhėn e gjallė.
"About this title" may belong to another edition of this title.